Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë janë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar hyrjen në Kosovë Patriarkun Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe dhe peshkopët e tij shoqërues, për të marrë pjesë në fillimin ceremonial të Kuvendit të rregullt vjetor të Sinodit në Patriarkanën e Pejës.
Vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, i cili përcakton qartë të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerin e Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës në Dialogun e BE-së.
Ne presim që Qeveria e Kosovës të përmbushë standardet më të larta të të drejtave të njeriut si në kornizën e saj ligjore ashtu edhe në veprimet e saj, të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj dhe të mbajë vlerat dhe përgjegjësinë e saj thelbësore ndaj stabilitetit rajonal.
Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe mund të çojë në incidente.
The Embassies of 🇫🇷🇩🇪🇮🇹🇬🇧🇺🇸, and 🇪🇺 in Kosovo are concerned by the decision of the Government of Kosovo not to allow Patriarch Porfirije of the Serbian Orthodox Church and his accompanying bishops to enter Kosovo to attend the ceremonial start of the regular annual assembly of…
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 14, 2024