Argjira Ukimeri u lind në vitin 1989, në Prizren. Shkollimin parafillor, fillor dhe atë të mesëm (Gjimnazi i shkencave sociale), i përfundoi në Prizren. Krahas shkollimit fillor, Argjira Ukimeri ndjekë dhe edukimin muzikor pranë Shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren – Dega Piano. Studimet themelore dhe ato post-diplomike i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, në fushën e Pedagogjisë së Përgjithshme. Që nga fëmijëria e hershme, Argjira u morë me shkrime. Fillimisht në shkollën fillore, mori çmimin e dytë me shkrimin “Hartim mbi Përrallat e Gjyshit” (shkruar nga Mark Krasniqi), duke vazhduar më pas dhe me shkrime dhe çmime të tjera ndër vite. Nga viti 2004-2007, ishte pjesë e “Hulumtuesve të Rinjë në Prizren”.
Në vitet 2010-2014, ishte pjesë e revistës shkencore “BOTA E RE”, pranë Fakultetit Filozofik – Universiteti i Prishtinës. Argjira Ukimeri, është autore e shumë shkrimeve me karakter kulturor, të botuara në shumë revista, portale dhe gazeta – brenda dhe jashtë vendit.
Çmimet:
1. Vendi 1 – Çmimi Beqir Musliu
2. Vendi 2 – Takimet tradicionale tê Ymer Prizrenit
Me këtë rast, ne po u sjellim disa poezi nga poetja Argjira Ukimeri
LIDHJA E PRIZRENIT
Themelet që u vunë
100 vite më parë
Tash po hedhin shtat
Në shtetin e ri Shqiptar
Kosovën Dardane
Bijën e Ilirisë
Tani po e ngrohë dielli
Me rrezet e Pavarësisë
Ku i thonë bukës bukë
Edhe ujit ujë
Është tokë e të parëve
Nuk ia lëmë askujt
Që nga Konispoli
Gjerë tek Molla e Kuqe
Shqipëria dhe Kosova
Do të shkëlqejnë si Nuse
—–
PAVARËSIA
Nëntë shkronja në njê emër
Në çdo shpirt e në çdo zemêr
Ndërtojnë emrin PAVARËSI
Fjalë e shenjtë për çdo njeri
Ne me shekuj ëndërruam
Për me fituar fë shtrenjtën Liri
Asnjëherë nuk u pajtuam
Që të jetojmë në Robëri
Sot baballarët shumë krenar
Gëzojmë lirinë e Pavarësinë
16 vite rrita jonē
Të sigurtë kemi Ardhmërinë
Në vigjilje të 17 Shkurtit
Bashkojmë zemrat e hedhim valle
Gëzojnë fëmijët n’prehër të Nënave
Për këtë festë mbarëkombëtare
—–
KABASHI I PRIZRENIT
Atje ku bjeshkët puqen me qiellin
Atje ku toka u la me gjak
Trimat e Arbërit luftuan me shkaun
Duke e mbrojtur pragun
Pa ju pasur hak
Atje ku bjeshkët puqen me qiellin
E zanat e malit bëjnë roje
Ndodhet Kabashi i Prizrenit
Më I lashti në këto troje
Unë ndihem krenare
Që jam nga Kabashi
Jam mbesa e Rrustës
E Salih Shabanit
Kur bashkë me prindër
Shkojmë për vizitë
Shqiponjat krenare
Dalin me na pritë
Gjyshi na rrèfen
Me shumè pèrkushtim
Pèr trimat sy patrembur
E pèr fshatin tim.
Qdo fshat I Kosoves
Ka nga njè histori
Po Kabashi I Prizrenit
Ka mè shumè se njè.
NËNË TEREZA
Nënë Tereza
Nënë e Universit
Prehet lartë në Qiell
Prehet afër Diellit
Shpirti saj i ndritur
E ndriçon Atdheun
Bashkë me Ibrahimin
Bashkë me Skënderbeun
Nënë Tereza
Kjo Nënë e uruar
Kujdeset për të gjithë
Edhe në botën e Amshuar
Pusho Nënë e dashur
Në kopshtin e Perëndisë
Fanar i pashuar
Në tokën e Ilirisë

Poetja Argjira Ukimeri