AGIM DESKU-Poeti që flet me kohën

by Nexhat

Poeti Agim DESKU u lind më, 25 gusht 1957 në Siqevë të Klinës, shkollimin fillor e kreu në Ticë, KK, Skënderaj, (klasën e parë fillore), pastaj në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, ShLP Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Gjakovë. Ka botuar deri tani këto vëllime poetike

KRIJIMTARIA:

banner

1-Pëshpëritje drite (Poezi për të rritur,1995, Shkëndija –Pejë.

2-Kënga e Pranverës, Drini graf-Klinë,1996

3- Në cilin varg mbes (Poezi për të rritur), Dukagjini-Pejë , 2007.

4–Dua të pi verë Çamërie…2011, Vllamasi –Tiranë,2011..(që është promovuar në Dajt, Tiranë , Ministria e Kulturës, në Durrës, në lokalin -Shi dhe lot –nga Pegasi në Tiranë,( është promovuar nga Kongresi i Rrjetit të gruas shqiptare më 24 nëntor 2012 në Vlorë )dhe në Pejë, në kuadër të kulturës Pejane,…..

5-Vargje mbi lot Çamërie-(Dedikohet dhimbjes dhe plagës së ndarë në dysh atdheu)

6-Monografi per mësuesin Tahir Abazi Berisha,2015

7-Këngë Ilirshte-2015

8-Rrëfej Diellit, Athinë 2015 (përkthyer në gjuhën greke)

9-Heshtjet vrasin, 2016 “Meshari”, Prishtinë

10- Anatemë e pathënë ,2017

11-‘”Universi Poetik”2017

12-,, FISHTIANE’’ 2018 Prishtinë

13-,,Pafajësia e fjalës’’ Prishtinë 2021-03-01

14-,,Çele gur gojën’’ –Prishtinë 2021

15-,,Dialog me vetveten’’ Prishtinë 2021

16-,,Ditari i Apokalipsit’’ Prishtinë 2021

17-Himne lashtësie-2023

18- Dielli ka emër 19-Shekujt e pistë!

ÇMIMET LETRARE

Viti 2011 Çmimi i parë në poezi, nga Konkursi letrar ,,Të rinjtë e Çamërisë”,

 2011 çmimi i tretë Flaka e Janarit Gjilan

 2012 çmimi i parë prapë në poezi nga ,,Të Rinjtë e Çamërisë ,POET NDERI

 2012 Përsonalitet i vitit 2012 Vlorë, nga Kongresi i Rrjetit te gruas shqiptare

 2014, çmimi i parë në poezi,Flaka e Janarit Gjilan

 2014 çmimi i parë në konkursin letrar, Poezia del Poopuli, Milano, Itali.

2016 POET NDERI,nga Abeceja poetike,Sfilare,Shkup

 2017 çmimi i parë, Bardi I, Esat Mekuli.

 2017 çmimi i parë në poezi nga Konkursi i Bibliotekës se qytetit në Ferizaj

2017 çmimi i parë –Sofra poetike,,Ymer Elshani’’Drenas.

2017 – Ambasadori i poezisë në botë-Dante Maffia

Zotit. AGIM DESKU Jemi të nderuar t`ju komunikojmë se:

VELIERO Organizata Letërsi dhe Kinema, ka zgjedhur në mesin e veprave të tjera, veprën tuaj poetike “SONTE JAM EMRI YT”

Do të ishim të nderuar që t`ju kemi në mesin tonë më, 7 maj 2017 në Grand’Hotel BALESRIERI (Torre Melissa), në mënyrë që të prezantoni veprën tuaj dhe t`ju dorëzojmë çmimin e merituar.

Jemi mirënjohës nëse do të na nderonit me prezencën tuaj në event.

2019-Çmimi i parë Festivalit të Muzaës Poetike-Mat-2019

 2020 Çmimi-URA E GURIT-Prizren 2020

2020 ÇMIMI SPECIAL i Festivalit të Poezisë ; Trokitje për çmimin “Gjekë Marinaj”.

Ne ju sjellim disa poezi nga krijimtaria e poetit Agim Desku

NË Ç´KRAH DIELLI

Sa të madhe ma bën jetën dielli kur edhe unë jam bir atdheu.
Në ç´krah dielli m´i pave krahët e shpuar përtej syve tuaj
A nuk mjaftuan çmenduria e shpatave të pesëqind shekujve sultanësh
Përtej njërës histori ,plagët m´i vënë në historinë tjetër

Ende nuk e njeh as nuk e ka shkrue bota në një nga legjendat e zanave.
Edhe njëqind herë nëse lindi vdekjen ia kam borxh këngës se heroit

Me diellin kurrë nuk mund të matëm në asnjërën kohë kalërimi
Luftëtar u bëfsha me fytyrë Davidi dhe me zemër Orfeu
Sa të madhe ma bën jetën dielli kur edhe unë jam bir atdheu.
Derisa luftëtarit tim nuk i përulën në secilën lutje dhe të falim uratë

Kam frikë se të tjerët na e marrin bashkë me emrin e e kësaj toke të artë
Me Gjergjin jam shndërrue në një dhembje dhe fitore të përbashkët ,çdo çast
Asnjëri nuk vdesim pa njeri-tjetrin si Gjergj e Agim çdo ditë e natë.
Me mua askush mos të barazohet pash diellin që ti ma fale

Ngrohtësinë e tij e di se në cilin varg të tokës më rri më mirë
E kam takuar vetëm njëherë në jetë kur më shpetuan nga ferri
Kur menduan se vdekjen ma kishin përgatitur si bukën e ujin.
Vdesin vetëm palaçot që tërë jetën e kanë vrasëse të zotnave

Unë që rri në kopshtin e luleve dhe ujiti çdo trëndafil me lotin e shpirtit
Me fjalën që zanat e mbajnë në gji edhe motrat tona suliote dikur në lashtësi
Për fytyrë trimëreshash u hodhën shtatë pash nën thellësitë titanikiane.
Në ç´krah më rri dielli, aty më rri jeta ,një e vërtetë që dhemb e shemb

Perandorë dhe demonë në një fjalë ngjajnë si dikur të pabindurit e ferrit
Në ç´këngë sot më shumë ju takoj mbrëmjeve kur s´ka hënë as yje
Të gjitha udhët një ditë a do të kenë kryqzim të në zotit a rrugë pa krye.
Mjerë ai që ma shanë dhe ma vranë atdheun e heronjve të plagëve të se vërtetës.

***

SHQIPNIA E FISHTËS

-Koha e Fishtës më takon nëse më pagëzojnë me emrin e Gjergjit

Ç῾më vie çdo çast koha dhe koka
E Fishtës
Dhe koha e shqipeve
Në kokën time të krisur.

Ç῾kohë e krijoj njeriun prej dheu
Të njëjtë me emrin e zanave
Eh, kohë e Shqipnisë dhe e Fishtës
Më thoshte babai
Lindi dhe rriti në këtë tokë veç hyjni.

Dhe sot sikur dëgjoj këngët e Malëcisë kryeneqe
Ku lindja dhe vdekja ngjanin me Shqipninë e Fishtës
Qofshin lavdue trimat kur kishin lidhë besë e fe
O do rrojmë faqebardhë ,o do vdesim të tanë për atdhe

Koha e Fishtës më takon nëse më pagëzojnë me emrin e Gjergjit.

***

MOS NDALO KARVANIN E JETËS

-Qentë le të lehin
Karvani ecën-
Bota nëse përmbyset është një e arritur e tij djallëzore
E njeriut që s´ka tani fuqi të jetoj në gjuhën e zotit as të kombit
Të vetmit miqtë e tij janë qentë kur lehin sipas dëshirave korbaiane

Çudi pse jeta ime i rri si hije nga frika se unë jam përandor i fundit.
Nuk e kanë thënë kot të parët e mij nga përvojat e hidhura të etjes për dije
Dhe karvani i fisit tim ecte mes të lehurat e qenëve pa frikën se kafshojnë djajtë
Eci edhe unë kopshtit të Edenit sebashku me shiun shuajmë etjen e trëndafilave

E di sa herë jam i sharë dhe i vrarë në mijëra copëzash mish qeni.

Qentë le të lehin
Karvani ecën

Ecë edhe ti miku im
Zërë jetën para se ajo të të mallkoj gjuhën
e shpirtit prej një demoni

Ose vdis para se deti të të fundos
bashkë me diellin që ta fali dritën e syve
Mos jeto si palaço i pavlerë dhe i pa nderë
e mjerë kombi im për emrin e djallit që ke marrë.

***

MA QËNDIS FLAMURIN E BASHKUAR

Ç´më bëhet sikur njeri uhumbi arsyen e jetës se shenjtë
Dhe toka fuqinë për t´i mbajtur mbi krahë të vetë
Me demonët asnjë fjalë më nuk na lidhë me gjuhën e zotit
Përandorët ishin të fundit që u zhdukën nga jeta ime.

Kam bërë be se nuk dua të jetoj në asnjë atdhe të huaj
Tokës se Gjergjit i kam borxh lindjen dhe vdekjen burrërore
Gëzimet dhe hidhërimet në çdo kohë i kemi ndarë mes veti
Dhembjet e plagëve ia kemi shërue njeri-tjetrit.

Asnjëherë nuk e kemi pranue zhdukjen si fund i rëbelimit
Lumë ai det që ndalon fundosjen e zërave titanikiane
Jam gati të shndërrohem në simfonitë e funeralit mortor
Të luftëtarës që di të qëndisë flamurin e bashkuar.

***

Ç´FSHIHEN PAS DJAJËVE

Ç´zëra gjarpërinjësh u zunë me Apokalipsin
E di në ç´shpirt e fytyra djajësh kohën e shndërrojnë
Thonë se janë të gjallë herë të vdekur pa asnjë varr toke
Zotin e luta të di përse të njëjtën kohë lindëm heronjë.

Çfarë të duhej koha e lindjes se kësaj fare të keqe
Toka për njëqind vjet nuk shërohet nga hellmimi kur e shkelin
Si të besoj se perënditë kanë krijue njeriun dhe djallin
Në të njëjtën kohë pa hile.

Nuk kam më fuqi të jetoj nën gurët sebashku me gjarpërinjtë
Me kohën time dhe të perëndive secili tani merremi nëse sonte del hëna
Ndoshta për fjalën time kujdesen zanat e malit
Dhe betejat që ende s´kanë përfundue për tokën dhe diellin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy