GJAKOVË/ Dyshohet se vodhën stoli ari në vlerë prej 10 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar – njëri i mitur

by Nexhat

Me datën 11.05.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e vëllait të saj, në lagjen “Dardania” në Gjakovë, dhe kishin vjedhur stoli të arit, sipas ankueses  në vlerë prej rreth 10 000 euro.

Policia njofton se pas një hetimi të gjerë dhe intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, ku janë siguruar informata dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar: “i dyshuari me inicialet V. A., mashull kosovar i moshës së mitur, është arrestuar mbi dyshimin e arsyeshëm se kishte kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ndërsa i dyshuari tjetër me inicialet Q. L., mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar mbi dyshimin e ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes së raportuar”, njofton policia.

“Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje, ndërsa rasti është ricilësuar “Vjedhje e rëndë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale””, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy