Vuçiq: Serbia do të çarmatoset pothuajse tërësisht

by informim

Pas dy vrasjeve masive në vetëm dy ditë në Serbi, institucionet njoftuan masa të reja, edhe më të rrepta për kufizimin e posedimit të armëve, si dhe praninë e policëve në shkolla, kryesisht në Beograd.

Së pari, një 13-vjeçar vrau nëntë dhe plagosi shtatë në një shkollë të Beogradit, dhe vetëm një ditë më vonë, një 21-vjeçar u arrestua me dyshimin se vrau tetë dhe plagosi 14 persona në një fshat afër Mladenovacit, një periferi të Beogradit.

banner

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e quajti vrasjen masive të së premtes një “akt terrorist” dhe tha se kryesi “nuk do ta shohë më kurrë dritën e diellit – ai kurrë nuk do të largohet nga burgu”.

Ai ka propozuar masa të reja për kontrollin e armëve që janë në duart e civilëve.

Ai shpalli “çarmatimin pothuajse të plotë të Serbisë”, raportoi Danas.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy