Në Tallin të Estonisë nga data 21 deri me 24 maj 2024, janë zhvilluar punimet konferencës së 44-të e policisë së kryeqyteteve europiane.
Në këtë konferencë bashkë me shefa të policisë së kryeqyteteve evropiane, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës
Në komunikatën për media të policisë thuhet se gjatë konferencës, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinë bëri prezantimin mbi sfidat që paraqiten në rastet e trafikimit me armë ilegale në Kosovë dhe Ballkanin jug-perendimor, prezantim ky që sipas tyre, u prit me shumë interes nga të pranishmit.
Tema tjera të diskutimit në këtë konferencë ishin shkëmbimi i eksperiencave policore me kryeqytetet europiane me qëllim të gjetjes së mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në mes policive te kryeqyteteve europiane në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative ku janë specifikuar.
“Trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe atyre të luftës, nga grupet e strukturuara kriminale. Rreziqet që lidhen me kalimin e paligjshëm të kufirit nga shtetasit e huaj dhe sfidat për riatdhesimin e tyre. Sfidat për të ardhshmen lidhur me policimin modern, përshtatja në rekrutim të gjeneratës “Z”, thuhet në njoftim.
Tutje, është bërë e ditur se konferenca e radhës, të zhvillohet në vitin 2025 në Madrid të Spanjës, ndërsa në vitin 2026 në Helsinki-Finlandë