Ahmeti: ‘U mbush kupa’, situata në Kosovë për shkak të moskoordinimit të institucioneve

by Nexhat

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti është shprehur se situata e tanishme në Kosovë, është për shkak të moskoordinimit të institucioneve.

Ndryshe, Ahmeti citon një fjali popullore, “është mbush kupa”, njofton Klankosova.tv.

“Se çfarë po ndodh mund të flas hipotetikisht, së pari duhet të tregohem i qartë se mua nuk më vjen mirë, që para publikut ndërkombëtar kemi një situatë të moskoordininmit, në mes të institucioneve, dhe kjo mendoj se është për shkak të moskoordinimit të vazhdueshëm, e kjo së fundmi, por siç thotë edhe populli ‘u mbush kupa’”, u shpreh Imri Ahmeti.

“Është bashkë përgjegjëse, sepse ka qenë presidente, dhe ka pasë situata, momentume që ka dashtë të ketë reagim, unë besoj që ka toleruar raportet dhe e thashë me fjalën popullore ndoshta ‘u mbush kupa’”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy