Policia jep detaje për grabitjen në Vushtrri, i arrestuari është 19 vjeç

by Nexhat

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim të ri për grabitjen në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë.

Policia thotë se kuleta që u vodh ishte e njërit nga punëtorët e pompës së derivateve.

banner

“Me datë 01.06.2024, rreth orës 03:10, policia në Vushtrri ishte njoftuar se në një fshat të Vushtrrisë në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, persona të maskuar kishin hyrë në një pompë derivatesh dhe nën kanosje të armëve të ftohta, kishin marrë paratë nga shitja ditore e gjithashtu njërit punëtor të pompës i kishin marrë edhr kuleten e tij personale.”

Policia shton se kanë filluar hetimet intensive dhe dje pasdite janë identifikuar dy të dyshuarit dhe vetura

“Pasi është kryer ekzaminimi i vendit të ngjajres, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu, kanë filluar me hetime intensive për zbulimin e këtij rasti. Hetuesit kanë mbledhur prova dhe dëshmi në bazë të të cilave në orët e pasditës të datës 01.06.2024, kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar dhe automjetin me të cilin të dyshuarit kishin kryer vepren penale.

Rreth orës 18:00 dje është arrrestuar i dyshuari, M.M., 19 vjeç.

“Rreth orës 18:00, është arrestuar personi i dyshuar M.M.,19 vjeçar, i cili është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.”

Personin e dytë Policia nuk e ka gjetur në shtëpi, derisa hetimet vazhdojnë.

“Në lidhje me personin e dytë të dyshuar, hetuesit kanë shkuar në vendbanimin e tij mirëpo i njëjti nuk është gjetur në shtëpi. Hetuesit vazhdojnë me veprime hetimore për gjetjen e vend ndodhjes dhe lokalizimin e tij gjithashtu edhe për hetimin dhe identifikimin e personave tjerë të cilët kanë marrë pjesë në bashkëkryerje të vepres penale.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy