Ia shfaqin një intervistë të Sami Lushtakut, Bytyçi: Mos më pyetni për intervista të kolegëve

by Nexhat

Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke vazhduar marrjen në pyetje të gazetarit Nuhi Bytyçi.

Bytyçit po i prezantohen disa intervista që përfaqësuesit e UÇK-së i kishin dhënë gjatë luftës në media të ndryshme

Një nga to, ka qenë një intervistë e Sami Lushtakut e dhënë për gazetarin tashmë të ndjerë, Haqif Mulliqi.

Në këtë intervistë, Lushtaku kishte deklaruar se deri më sot UÇK-ja nuk ka vrarë as gra e as fëmijë, mirëpo vetëm ushtarë e policë serbë, si dhe kolaboracionistë.

ZPS-ja ka dashur që të fokusohet më shumë tek pjesa ku Lushtaku ka folur për vrasjen e kolaboracionistëve apo bashkëpunëtorëve të armikut.

Mirëpo, Bytyçi ka refuzuar që ta komentoj këtë intervistë.

“Ju kam thënë edhe javën e kaluar kur u takuam, mos më pyetni për intervista të kolegëve. Nuk do t’i komentoj intervistat e tyre”, ka theksuar Bytyçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy