Policia në Prishtinë ka publikuar fotografinë e një të dyshuare për një rast të vjedhjes që ka ndodhurnë muajin prill të këtij viti.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e saj
Komunikata e plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin prill 2024.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192