Stano: Lajcak vazhdon të mbetet emisar me angazhim të plotë, urgjente të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

by Nexhat

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se s’ka asgjë të rëndësishme për të theksuar sa i përket pozitës së Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Express.

Stano ka thënë se tranizicioni në BE nuk e prek pozitën e Përfaqësuesit Special dhe se Miroslav Lajcak do të vazhdojë punën e tij edhe në muajt në vazhdim me angazhim të plotë.

Stano ka thënë se Lajcak është i angazhuar plotësisht në kontakte me partnerët me synim për të lëvizur gjërat përpara, e që prioritet thotë se është zbatimi urgjent i Marrëveshjes së Ohrit.

“Tranzicioni nuk e prek pozitën e ESUR. Mandati I Lajcak vazhdon dhe do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim. Ai vazhdon të jetë plotësisht i angazhuar në shkëmbime me një numër partnerësh në BE dhe në skenën ndërkombëtare, për të provuar lëvizjen e gjerave përpara, me prioritet sigurisht, imnplementimin urgjent të Ohrit”, ka thënë Stano.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy