Arrin vala e nxehtësisë tropikale, ja vendet që preken, mes tyre Kosova

by Merita

Temperaturat po rriten vazhdimisht dhe sot prekën shifrën 30 gradë Celsius në territorin e Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë, ndërkohë që rrebeshet e shiut po mbeten krejtësisht të izoluara.

Ditëve të ardhshme do të ketë rritje të mëtejeshme të temperaturave dhe për këtë arsye mund të themi se kemi të bëjmë me një valë të nxehtësisë tropikale.

banner

Masat ajrore me origjinë nga Afrika veriore do të “pushtojnë” viset tona me temperatura mbi 30 gradë Ceslius.

Kur temperatura arrin në 30 gradë Celsius dhe kjo zgjasë të paktën tri ditë atëherë në meteorologji kemi të bëjmë me një valë nxehtësie tropikale. Nëse temperatura gjatë natës nuk ulet nën 20 gradë Celsius, kjo quhet natë tropikale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy