Austri: Filmi për dëbimin e familjes kosovare fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër

by engel

Pas sukseseve të shumta në arenën ndërkombëtare të filmit “Die unsichtbare Grenze”, filmi për dëbimin e familjes kosovare, kësaj radhe fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër në Austri.

Në këtë film, pos aktorëve të tjerë, luajnë edhe dy aktorë shqiptarë: Labinot Morina si dhe Vjosa Breitender–Lubeniqi.

banner

Vlen të theksohet se filmi “Die unsichtbare Grenze”(Kufiri i padukshëm) i regjisorit austriak Mag.Mark Gerstofer, bart historinë e një familje nga Kosova, përkatësisht deportimin e tyre nga Austria.

Tutje filmi po vazhdon ende rrugëtimin e tij me suksese të reja, shkruan albinfo.at.

Kujtojmë se ky film në tetor të vitit të kaluar ka arritur të fitojë çmim “Oscar” për studentë, ndërkohë vetë regjisori austriak, Mag. Mark Gerstofer, i diplomuar në Akademinë e Filmit në Vjenë, fitoi medaljen në kategorinë “Narrative”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy