GJILAN/ 72 motokultivatorë të ndarë për fermerët

by Nexhat

Komuna e Gjilanit ka mbështetur fermerët e këtij qyteti, ku në kuadër të kësaj përkrahje është bërë edhe shpërndarja e 72 motokultivatorëve.

Kjo mbështetje kap shifrën e 90 mijë eurove, ndërsa i pari i komunës ka theksuar se që nga viti 2023 e deri me këtë projekt, janë të ndara mbi 1.5 milionë euro në mbështetje të fermerëve.

banner

“72 motokultivatorë me vlerë rreth 90 mijë euro, janë ndarë sot për fermerët përfitues”, tha kryetari Alban Hyseni.

Kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni premtoi se do të vazhdoj mbështetja rekorde e fermerëve.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Bajrami Isufi, tha se këto pajisje do të kenë ndikim dhe lehtësim për bujqit në kryerjen e punëve, duke theksuar kështu se janë të përkushtuar që të ndihmojnë fermerët dhe se do të vazhdojnë me subvencione të formave të ndryshme.

“Ne do të jemi gjithmonë afër fermerëve, për t`i përkrahur ata me të gjitha kapacitetet”, tha Bajram Isufi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy