Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot në 19:00 testin gjeneral para Euro 2024.
Në “Haladas Stadium” të Hungarisë pret Azerbajxhanin.
Ky duel vjen pas fitores 3-0 që kuqezinjtë siguruan katër ditë më parë kundër Lihtenshtajnit. Trajneri Sylvinho ka bërë pesë ndryshime nga ndeshja e fundit e fituar 3-0 kundër Lihtenshtajnit tre ditë më parë, teksa ky pritet të jetë formacioni më i mundshëm edhe për në finalet e Euro 2024. Këtë duel e gjykon hungarezi Mihaly Kapraly.
Mes shtyllave rikthehet titullar Thomas Strakosha, ndërkohë që në prapavijë e nisin nga minuta e parë kapiteni Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj. Në mesfushë Ylber Ramadani zëvendëson Klaus Gjasulën, ndërkohë që konfirmohen në sulm Armando Broja dhe Jasir Asani. Repart ku ka fituar një fanellë titullari edhe Taulant Seferi.
12′ Nedim Bajrami zhbllokon shifrat, fantazisti shënon nga jashtë zone me një goditje fantastike.
2′ Jasir Asani kroson nga e djathta, sfera mbetet në zonë.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga azerët.
Përballjet me Azerbajxhanin – Në histori, kuqezinjtë kanë precedentë pozitivë në pesë ndeshje direkte që janë zhvilluar nga viti 2000 deri në 2011, kur ka qenë edhe takimi i fundit dhe i vetmi i humbur. Mes tyre një barazim në 2008-n, ndërsa tri takimet e tjera janë fituar nga Shqipëria, ku kanë shënuar lojtarë si: Murati, Tare, Bushi, Cana dhe Skela. Të gjitha kanë qenë miqësore.
Përgatitjet – Të ndodhur prej një jave në Austri, kuqezinjtë nesër udhëtojnë për në kampin bazë në afërsi të Dortmundit, ku do përgatiten fillimisht për ndeshjen kundër Italisë më 15 qershor 21:00 dhe më pas kundër Kroacisë, ndeshje e cila luhet më 19 qershor në 15:00. Ndërkohë ndeshje e fundit për tanët në Grupin B të “Gjermani 2024” do jetë më 24 qershor kundër Spanjës në orën 21:00.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (1-4-3-3): Strakosha; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja Trajner: Sylvinho
Azerbajxhan (1-4-3-3): Mahammadah; Jafagurlyev, Mustafazade, Huseynov, Mammadov; Isaev, Dinlyev, Makhmudov; Bayramov, Sheydaev, Emreli Trajner: Arid Asadov