Në Komisionin për Integrim Evropian nuk ka kaluar asnjë Projektligj i cili u shqyrtua në këtë mbledhje, kjo për shkak të mosvotimit të deputetëve të opozitës. Këto projektligje, opozita i konsideroi se nuk janë të rregulluara me legjislacionin e BE-së.
Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se këto projektligje nuk janë të rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së.
“Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin për noteri. Ky projektligj nuk rregullon në mënyre specifike me legjislacionin e BE”, ka thënë ajo.
Krasniqi ka thënë se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nuk është në mënyrë specifike i rregulluar me legjislacionin e BE
Ajo ka shtuar se për projektligj nuk janë marr parasysh as një propozim dhe rekomandim i BE-së për të cilin tha se ka pranuar edhe një e-mail nga zyra e BE në Kosovë të cilët janë shprehur të shqetësuar.
“Shqyrtimi i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ky projektligj nuk është i rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE. Janë dhënë propozime dhe rekomandime nga BE-ja por që nuk janë marr parasysh nga komisioni funskional. Kam edhe një e-mail nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog për mospërfshirjen e propozimeve dhe rekomandimeve të BE-së”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se edhe Projektligjet si ai për rrugët, ai për Këshillin e Sigurisë dhe atë për zyrtarët publikë nuk janë të rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së.