73
Në Prishtinë në sheshin ‘Skënderbeu’ ka nisur Parada e Krenarisë, që organizohet nga komuniteti LGBTIQ+. Parada është nisur nga sheshi ‘Skënderbeu’ drejt Katedralës dhe do të përfundojë tek Biblioteka Kombëtare.
Parada do të përmbyllet me një koncert. Pjesëmarrës në këtë paradë është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ministra nga kabineti qeveritar, ambasadorë dhe fytyra të tjera publike. Java e Krenarisë në Kosovë ka nisur më 03.06.2024 , ndërsa kjo është hera e tetë që në Kosovë mbahet parada e Krenarisë.