Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, është deklaruar për media nga Bregu i Diellit, aty ku rreth orës 21:30 pati gjujatje me armë zjarri.
Gashi tha se dy persona janë gjujatur mes vete “pas mosmarrëveshjes që kishin një ditë më përpara”.
Nga ky rast ai tha se nuk ka të lënduar nga arma e zjarrit përveç një “gërvishje” e një kalimtare (fqinjë).
Personat e dyshuar ndodhen në kërkim policor dhe janë recidivistë, konfirmoi Gashi
“I kemi të gjitha provat, gjatë bastisjes kemi arritur të kapim dëshmi materiale të rëndsishme si maska dhe narkotikë dhe hetimet janë duke vazhduar”, tha ai para mediave,
Për shkak të dyshimeve se njëri nga të dyshuarit mund të ishte brenda në banesë, kryeprokurori tha se hynë “me forcë brenda”, por nuk hasën në të dyshuarin.