Walker te Kurti: Kosova është sukses i jashtëzakonshëm për atë çfarë ka arritur në 25 vjet

by Merita

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas të cilit, tha se me shefin e qeverisë ka qëndruar për më shumë se një orë.

Tutje, Walker tha se Kosova është storie suksesi për arritjet që ka bërë gjatë 25 vjetëve në liri.

banner

“Mirëmëngjesi, sapo pata një takim me kryeministrin Kurti për më shumë se një orë dhe më duhet të them se patëm takim interesant dhe produktiv. Më duhet të them se ky nuk është kodi i veshjes sime në takime me kryeministra, do duhej të kisha veshje zyrtare me kravatë, gjatë dy ditëve të fundit kisha takime të shumta dhe tani e kisha veshjen time të stilit të Californias. Kosova është sukses i jashtëzakonshëm, për atë se çfarë ka arritur në 25 vjet. Jam këtu si mik i Kosovës i kryeministrit Kurti”, tha Walker.

Walker shtoi se meritat kryesore për atë që ka arritur Kosova deri tani, janë të vet popullit të saj.

“Duhet të ndjeni mirë që jeni gazetarë dhe shqiptarë po ashtu, pjesë e këtij kontributi, dhe janë dhënë shume kontribute, kushtuar NATO-s, dhe organizatave tjera ndërkombëtare por mendoj që meritat kryesore i shkojnë kosovareve për atë që kanë bërë deri me tani, si kryeministrit Kurti dhe kryeministrave tjerë të kaluar e po ashtu edhe forcave policore, nuk mendoj se e dini sikurse unë çfarë forcash policore të mira keni, edhe në Amerike kemi policë të mirë, disa po e disa më ndryshe, por ju në Kosovë keni një polici të shkëlqyer”, theksoi ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy