111
Për ditën e sotme, e martë, 18 Qershor, parashikohet mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira të pakta.
Gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar në viset kodrinoro-malore, kryesisht në perëndim dhe jug të vendit.
Sipas Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-28 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C.