Deputetja e partisë së kryeministrit Sanchez: Pozicioni ynë sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe s’ka ndryshuar

by Merita

Ka përfunduar debati në Parlamentin e Spanjës me diskutimet për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Aktualisht po diskutohen pika tjera.

Në debat u përfshi edhe deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez.

banner

Ajo tha se pozicioni i Qeverisë së Spanjës sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe s’ka ndryshuar.

“Pozicioni është publik dhe i njohur. Spanja mbanë pozicionin e saj për mosnjohjen e Kosovën”, u shpreh ajo.

Ajo ka thënë se ndonëse vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Spanja angazhohet për një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy