Po luhej Turqi-Austri…makinisti ndalon trenin për të parë ndeshjen në shesh, tifozët e duartrokasin (VIDEO)

by engel

Për turqit, të cilët korrën fitoren ndaj Austrisë në fazën “16” të EURO 2024, ëndrra evropiane vazhdon.

Rrugët e Stambollit ishin në kaos absolut, me tifozët që u mblodhën në sheshet e qytetit për të parë ndeshjen në ekranet gjigante që ishin vendosur.

banner

Mes tifozëve, ishte edhe një makinist, i cili nuk mundi të rezistonte dhe ndaloi trenin para një ekrani për të parë, qoftë edhe për pak sekonda, se si po luhej kjo ndeshje vendimtare për vendlindjen e tij.

Tifozët që ndodheshin në shesh e duartrokitën duke i dhënë meritën e… përkushtimit si tifoz.

https://twitter.com/hooliganscz1999/status/1808571920792592723
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy