Princeshës Kate Middleton nuk i kanë rënë flokët edhe pse vazhdon kimioterapinë. Mjekja zbulon arsyen

by Merita

Kate Middleton po përgatitet për daljen e saj të dytë publike, që koha kur ka nisur kimioterapinë.

Fillimisht ajo u shfaq në paradën për nder të Mbretit Charles, por së fundmi po flitet se ajo mund të shfaqet në tribunat e Wimbledon.

banner

Kjo është bërë e ditur nga përfaqësuesit mbretërorë të cilët sipas raportimeve të shtypit britanik kanë thënë se princesha do të marrë pjesë në turneun e tenisit që do të zhvillohet nga 1 deri më 14 korrik.

Por edhe pas daljeve të saj publike ku fotot kanë vërshuar rrjetet sociale, shumë mbështetës të familjes mbretërore vazhdojnë të bëjnë të njëjtën pyetje, si ka mundësi që nuk i kanë rënë flokët edhe pse ka filluar kimioterapinë në fund të muajit shkurt?

Kate Middleton ka katër muaj që i është nënshtruar kimioterapisë. Megjithatë, sipas disa ekspertëve mjekësorë, jo të gjitha trajtimet me kimioterapi shkaktojnë rënie të flokëve.

Ndërsa disa medikamente dihet se shkaktojnë rrallim të konsiderueshëm apo edhe humbje të flokëve, të tjerët kanë efekte anësore më pak serioze. Caroline Geraghty, një infermiere që punon në Qendrën Mësimore të Kancerit në Kërkimin e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar u shpreh se: “Jo të gjitha llojet e kimioterapisë shkaktojnë rënie të flokëve. Vetëm disa lloje shkaktojnë rënie të flokëve, sepse ato punojnë në qelizat që shumohen shpejt.”

Infermierja shpjegoi se mund të preken jo vetëm qimet në kokë, por edhe qimet në të gjithë trupin. Kështu që disa njerëz mund të humbasin flokët e tyre, të tjerët vetullat ose qimet e krahëve.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy