Arkeologët në Peru kanë zbuluar mbetjet e një tempulli dhe teatri 4000-vjeçar. Ekipi filloi studimin e vendit të ri arkeologjik të La Otra Banda, Cerro Las Animas, në Peru. Ata gërmuan një parcelë afërsisht 33 metra të gjatë, duke gjetur shenja të mureve të lashta të bëra prej balte, në vetëm 6 metra thellësi.
“Ishte kaq befasuese që këto struktura shumë të lashta ishin aq afër sipërfaqes”, tha Luis Muro Ynoñán, një shkencëtar kërkimor, i cili drejtoi ekipin. Pasi gërmuan më thellë, arkeologët gjetën një pjesë të tempullit të madh dhe një teatër të vogël që sipas arkeologëve, mund të jetë përdorur për të kryer shfaqje.
Një nga shkallët e teatrit ishte e rrethuar nga panele balte me një dizajn të gdhendur të një krijese mitologjike të ngjashme me shpendët. Figura i ngjante imazheve të tjera të krijesave mitologjike që datojnë në periudhën rreth 2000 deri në 900 pes, kohë se kur mund të jetë ndërtuar tempulli.
Gjetjet i paraprijnë sitit arkeologjik më të njohur të vendit, Machu Picchu, që besohet se është ndërtuar nga Perandoria Inka në shekullin e 15-të, rreth 3500 vjet më parë.