“Nuk dua dhurata, dua leje për të festuar në Madrid”, Lamine Yamal mbush sot 17 vjeç

by Merita

Lamine Yamal mbushi këtë të shtunë 17 vjeç, një ditëlindje ëndrrash, pasi adoleshenti e sheh vetën në finalen e një Evropiani, jo si një spektator, por si një protagonist absolut.

Nëse Spanja vjen në këtë finale, për më tepër me statusin e favoritit, kjo është edhe për meritë të tij.

banner

Ylli i Barcelonës nuk kërkon asnjë dhuratë, por dhuratën e vërtetë kërkon t’ia bëjë ai Spanjës, por dhe vetes së tij: “I kam thënë nënës time se nëse fitojmë Evropianin nuk dua asnjë dhuratë. I kam kërkuar vetëm që të mund të festoj fitoren në Madrid, së bashku me shokët e mi të skuadrës. Kjo është e gjitha. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozë që do të jenë të çmendur nga gëzimi”, u shpreh Yamal.

Më pas filloi të flasë për finalen kundër Anglisë.

“Duhet të vazhdojmë, ashtu siç bëmë kundër Gjermanisë dhe Francës. Të jemi vetvetja, të kemi kontrollin e lojës në çdo moment. Unë besoj se ne jemi më të mirët në këtë Evropian, askush nuk mund të na ndalë. Nuk shoh asnjë skuadër në lartësinë e Spanjës. Nga buron futbolli im? Futbolli im vjen nga rruga, nga lojërat me miqtë e mi”, theksoi Yamal ndër të tjera në intervistën e tij për Marca./bw

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy