Piperi i zi, aleati natyral kundër hipertensionit

by Merita

Hipertensioni, një nga problemet më të përhapura shëndetësore në botë, prek një të tretën e popullsisë globale dhe është një faktor kyç në shumë sëmundje të tjera.

Por, përtej medikamenteve, ndryshimet në stilin e jetesës dhe veçanërisht në ushqyerje, luajnë një rol vendimtar në menaxhimin e kësaj gjendjeje.

banner

Një studim i botuar në “Revista Cardiovaskular Pharmacology” ka nxjerrë në pah rolin e piperit të zi si një ndihmës i çmuar në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut. Piperina, një përbërës aktiv në piperin e zi, është identifikuar si një substancë që ndihmon në stabilizimin e presionit të gjakut.

Kjo bimë aromatike ofron përfitime të tjera shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e tretjes dhe ndihmën në procesin e humbjes së peshës.

Për më tepër, piperi i zi është një burim i pasur i kaliumit, i cili është thelbësor për rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga hipertensioni të jenë të kujdesshëm me sasitë e konsumit të piperit, pasi dozat e mëdha mund të shkaktojnë irritim të stomakut dhe ndjesi djegieje.

Është e rëndësishme që pacientët që marrin medikamente për uljen e tensionit të gjakut të konsultohen me mjekun e tyre përpara se të ndryshojnë sasinë e piperit në dietën e tyre, për të shmangur ndërveprimet që mund të çojnë në një ulje të tepërt të presionit të gjakut.

Ndryshimet e vogla në dietë, si shtimi i piperit të zi, mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin kardiovaskular.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy