Shtetasi i Serbisë plagos një kosovar dhe një australian

by Nexhat

Niedergösgen (SO). Një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur. Një shtetas i Serbisë është kapur nga policia.

Në Niedergösgen, Kantoni i Soloturnit, dy persoa janë plagosur gjatë një grindjeje – njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është kapur nga Policia Kantonale e Solothurnit, transmeton albinfo.ch. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.

banner

Rreth orës 00:30, policia kantonale e Solothurnit ka marrë një raport për një përleshje fizike mes disa personave në Jurastrasse në Niedergösgen. Forcat e policisë dhe shërbimi i shpëtimit kanë mbërritur menjëherë, shkruan policia e kantonit Solothurn, në një njoftim të saj, shkruan polizeinews.ch.

Një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Të dy janë dërguar në spital, pas trajtimit fillestar. Autori i dyshuar, një shtetas 35-vjeçar i Serbisë, është kapur nga policia

Policia dhe prokuroria publike kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të dëshmitarëve në lidhje me rastin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy