OSBE në Kosovë ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj mediave që janë bërë ditëve të fundit, pas një kronike e lajmi të RTK-së ku dy media kosovare i ndërlidh me Serbinë.
Në lidhje me këtë, OSBE ka deklaruar se liria e medias dhe integritetit gazetaresk janë themele në një shoqëri demokratike.
Po ashtu kanë përshëndetur vendimin e bordit të RTK-së për të krijuar një komision që do të shqyrtojë të gjitha shqetësimet në lidhje me këtë situatë.
“Liria e medias dhe integriteti gazetaresk janë themele të një shoqërie demokratike. Ne e vlerësojmë Bordin e Radio Televizionit të Kosovës për vendimin e tyre të shpejtë për të rishikuar një raport të fundit të publikuar më 22 korrik, duke adresuar shqetësimet e mundshme dhe duke sqaruar përgjegjësinë editorial”, thuhet në deklarimin e OSBE në “X”, të mërkurën.
Freedom of media and journalistic integrity are cornerstones of a democratic society. We commend the Board of Radio Television Kosovo for their prompt decision to review a recent report published on 22 July, addressing potential concerns and clarifying editorial responsibility.🔽