Fetoshi: Nervozizmi ndaj Kosovës është më i madh pasi konsiderohet partnere strategjike

by informim

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, ka thënë se nervozizmi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës është më i madh sesa ndaj Serbisë, pasi që Kosova konsiderohet partnere strategjike e SHBA-së dhe vendeve të Perëndimit.

Ai të hënën në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka deklaruar se përkundër që Kosova ka të drejtë në veprimet e saj në veri, Qeveria është dashur që për veprimet e saj do të duhej të koordinohej me faktorin ndërkombëtar.

banner

“Do të doja të interpretoja bindjen time të plotë sa i përket asaj që e karakterizon reagimin shumë të ashpër të SHBA-së dhe të gjithë Perëndimit, kundrejt vendimeve të Qeverisë tonë. Duhet të jemi kushinetë që bëhet fjalë për një nervozizëm të papritur për shkak se zyrtarët e lartë amerikanë e thanë që u zunë në befasi me veprimet e Qeverisë dhe për një prishje të plantit në kuadër të planit të Brukselit”, ka theksuar Fetoshi.

Sipas tij me situatën e krijuar ka fituar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

partnerët tanë strategjikë na konsiderojnë partnerë strategjikë të tyre, natyrisht që nervozizmi i tyre kundrejt nesh do të jetë më i madh sesa kundrejt palës tjetër e cila shumë kreative ka kalkuluar një praktikë perfide që për ta nxjerrë në pozicion të palakueshme Qeverinë e Kosovës”, ka theksuar Fetoshi, duke shtuar se rezultati e dëshmon që Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e Serbisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy