Ish-presidenti Pacolli për incidentin me Osmanin në aeroportin e Shkupit: Stafi i presidentes janë fajtorët e vetëm

by Nexhat

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili njihet edhe për posedimin e një aeroplani privat me të cilin udhëton gjithandej, ka reaguar për incidentin në Aeroportin e Shkupit ku është përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pacolli ka thënë se presidentja Osmani s’është aspak fajtore për atë që ka ndodhur. Ai gjithashtu ka thënë se personeli i sigurisë në aeroportin e Shkupit s’janë fajtor, meqë iu është dashur të garantojnë siguri të plotë për çdo pasagjer që udhëton

banner

Në fund, ish-presidenti Pacolli ka thënë se fajtorë janë stafi i presidentes Vjosa Osmani, që kanë dështuar të lehtësojnë kalimin e presidentes Vjosa Osmani në aeroport.

Shkrimi i plotë:

Në përgjigje të shumë pyetjeve që më janë parashtruar sot lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit, dua të theksoj shkurt se;

Presidentja, si person me imunitet diplomatik, nuk është ASPAK fajtore për atë që ka ndodhur. Ajo nuk organizon e as qe duhet të organizoi tranzitimin në një aeroport të tretë, kështu që Presidentes i’u është imponuar çdo gjë që ka ndodhur.

Po ashtu, edhe personeli i sigurisë në aeroportin e Shkupit nuk është fajtor; ata kanë detyrën të garantojnë siguri të plotë për çdo pasagjer që udhëton me aeroplan.

Faji kryesor i takon stafit të presidencës, që shpesh është i mbipopulluar, i panevojshëm dhe jo profesional dhe gjithmonë arrogant. Ky staf ka dështuar sërish në facilitetin e kalimit të presidentes në mënyrë dinjitoze në këtë pikë kufitare aeroportuale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy