Policia njofton se katër persona janë arrestuar dje në Rahovec për armëmbajtje pa leje.
Tek të njëjtit kanë gjetur dhe sekuestruar: : një armë e gjatë AK-47, tri pistoleta, pesë karikatorë, 22 fishekë, si dhe 27 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit ata më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Pastasellë, Rahovec 30.07.2024-21:10. Lidhur me rastin, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë e gjatë AK-47, tri pistoleta, pesë karikatorë, 22 fishekë, si dhe 27 gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.