Ten Hag reagon i shqetësuar pas humbjes së thellë që pësuan ndaj Liverpoolit

by Nexhat

Erik Ten Hag ka mbetur i shqetësuar pas ndeshjes me Liverpoolin për shkak të situatës me lëndime si dhe i pakënaqur me mënyrën se si skuadra e tij u mbrojt në humbjen me rezultat 3-0 ndaj rivalit të përbetuar.

Golat nga Fabio Carvalho, Curtis Jones dhe Kostas Tsimikas i siguron një fitore që ngrit moralin ekipit të Arne Slot, ndërsa Man United tani do të fokusohet tek finalja e Community Shield ndaj Manchester Cityt

Tekniku holandez megjithatë përmendi disa pika pozitive nga paraqitja e tyre, por pranoi se nuk ishte i lumtur me mënyrën se sa lehtë Liverpooli e gjeti rrugën e rrjetës.

“Kam ndjenja të përziera. Unë mendoj se kam parë disa gjëra pozitive, por mënyra se si pranuam golat, natyrisht, nuk jemi të lumtur me këtë”

“Liverpooli është një ekip mjaft mirë. Ata janë shuëm agresiv, kanë shumë aftësi të golashënimit, kështu që kanë bërë një punë mjaft të mirë, por mënyra se si pësuam golat, nuk jemi aspak të lumtur”, ka thënë fillimisht Ten Hag.

Kishte gjithashtu shqetësime edhe sa i përket gjendjes së lojtarëve për Ten Hag, pasi ai adresoi shqetësimet në lidhje me situatën e Victor Lindelof, Jonny Evans dhe Will Fish pas ndeshjes.

“Gjithmonë, ne duhet të shohim se çfarë po ndodhë, ta monitorojmë. Will Fish pësoi një lëndim, por gjithashtu duhej të bënim zëvendësime pas pjesës së parë, Jonny Evans, ishte i sëmurë”

“Victor Lindelof u zëvendësua si masë mbrojtëse. Kështu që po, ka disa lëndime, por ne duhet të presim e të shohim se sa e keqe është situata e tyre”, vazhdoi ai

Ten Hag në fund nuk i kushtoi aspak rëndësi rezultatit, ndërsa tha se tani vëmendja është tek ndeshja ndaj Manchester Cityt.

“Ne erdhëm së bashku, punuam në modelin tonë të lojës dhe tani duhet të rikthehemi në shtëpi dhe të rikuperohemi dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës, është një ndeshje e madhe”, përfundoi holandezi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy