Sulmuesi i Tottenham, Richarlison refuzoi një lëvizje në Arabinë Saudite.
Sulmuesi brazilian, 27 vjeç, iu bashkua Spurs nga Everton në vitin 2022 dhe ka shënuar 15 gola në 66 paraqitje për Tottenhamin.
Richarlison, kontrata e të cilit zgjat deri në vitin 2027, ka tërhequr interes nga një numër klubesh në Arabinë Saudite, me një skuadër të paidentifikuar që ka paraqitur një ofertë.
Megjithatë, ai thotë se dëshiron të qëndrojë në Angli në mënyrë që të përmirësojë shanset e tij për të vazhduar karrierën e tij ndërkombëtare me Brazilin.
“Ka pasur një ofertë, por ëndrra ime për të luajtur për Selecao braziliane dhe në Premier League flet më shumë”, tha Richarlison

