Raporti Teknik per Uren – Durmishi: Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale

by engel

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Durmishi, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se sapo e kanë pranuar raportin.

banner

Sipas tij, raporti që është pranuar sot është preliminar dhe se pas këtij do të presin edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik.

Postimi i tij i plotë:

Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale

Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.
Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy