Refuzimi ndërkombëtar për hapjen e Urës, Bislimi zbulon kërkesën e një vendi anëtar të QUINT’it dhe një të Lajçak, godet BE’në

by Nexhat

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë apo cështje e pazgjidhur e dialogut, por se është kërkesa kryesore e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë e ndërmjetësuar nga BE në vitet 2015 dhe 2016.

Ai tha se plani implementues i BE’së i datës 5 gusht 2016 e hapjen e urës e konsideron si “simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet serbëve të Kosovës, shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera”, ndërsa ka përmendur edhe Raportin për Vendit të vitit 2020 tw Komisionit Evropian për Kosovën.

“Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe as çështje e mbetur pezull apo e pazgjidhur e procesit të dialogut, por është kërkesa kryesore e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë e të ndërmjetësuar nga BE-ja në vitet 2015 dhe 2016. Për më tepër, plani implementues i BE-së i datës 5 gusht 2016, e konsideron hapjen e urës si “Simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet serbëve të Kosovës, shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera”. Raporti për Vendin i vitit 2020 nga ana e Komisionit Evropian për Kosovën, nxjerr konkluzionin si në vijim: “Punimet në urën e Mitrovicës kanë përfunduar dhe ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejshme”. Ky është formulimi i BE-së, por marrëveshja është arritur mes Kosovës dhe Serbisë.”

Bislimi ka thënë më 19 qershor Lajçak rekomandoi që të ketë diskutime të brendshme me serbët lokalë në veri dhe se “një partner i QUNIT” kërkoi inspektime teknike

“Në vizitën e fundit të emisarit Lajçak në Kosovë më 19 qershor, gjatë takimit që e patëm, mbi urën e Ibrit ai deklaroi se nëse Kosova nuk preferon ta diskutojë përsëri këtë çështje në Bruksel, rekomandimi i tij ishte që diskutime të brendshme me serbët lokal në veri të zhvillohen, për të adresuar implikimet e mundshme të sigurisë dhe shqetësimet e tyre lidhur me çështjen. Ndërkohë, një partner i QUINT-it, shtoi kërkesën për inspektime teknike.”

Ai tha se i kanë ndjekur këto dy rekomandime, derisa shtoi se BE po e kërcënon Kosovën nëse e zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BEd he rekomandimet shtesë.

“Ne i kemi ndjekur të dyja këto rekomandime. Tani BE-ja po kërcënon Kosovën, në rast se ajo zbaton vetë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe rekomandimet shtesë. Qeveria e Republikës së Kosovës beson fuqishëm se BE-ja promovon më shumë liri të lëvizjes dhe më pak kufij apo mure ndërmjet etnive”, ka shkruar Bislimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy