Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar dorëheqjen e drejtorit ekzkutiv të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani.
Nëpërmjet një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv, Ministria e Shëndetësisë thotë se dorëheqjen e Ramadanit e ka pranuar më 14 gusht të këtij viti.
Poashtu, MSh-ja bëri të ditur se ushtruese detyre e shefes së këtij institucioni shëndetësor është caktuar, Ardita Baraku.
“Ju njoftojmë se me datën 14.08.2024, Ministri i Shëndetësisë ka pranuar dorëheqjen e Dr. Naser Ramadanit nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së. Me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Ushtrues Detyre i Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së është caktuar Dr. Ardita Baraku, Specialiste e Shëndetësisë Publike në Departamentin e Mjekësisë Sociale në IKShPK”, thuhet në përgjigjen e MSh-së .
Kujtojmë se Naser Ramadani e ka ushtruar detyrën e drejtorit të IKShPK-së për rreth 12 vjet.