Nis festivali “Mitrovica International Jazz Days”, performojnë artistë të njohur ndërkombëtarë

by Nexhat

Mbrëmë ka filluar festivali “Mitrovica International Jazz Days”, e cila është një ngjarje muzikore e shumëpritur nga qytetarët mitrovicas.

Pjesëmarrës në hapjen zyrtare ishin nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Vesa Broja, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Fahri Jashari, ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier, ambasadori zviceran, Jurg Sprecher, ambasadori gjerman Jorn Rohde, ambasadori francez, Oliver Guerot, si dhe politikanë, përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, dhe qytetarë tjerë,

banner

“Organizuar nga këngëtarja dhe producentja Rona Nishliu, ky festival është hapur nga artistja e njohur ndërkombëtare, Gunhild Carling, nga Suedia, festival ky që rrethonte veten me një atmosferë të magjishme të tingujve të jazz-it”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës

Ky festival do të mbahet edhe për dy net radhazi me datat 23 dhe 24 gusht, ku do të performojnë artistë të njohur nga vendi, rajoni dhe bota. 

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy