Norika Sefa me dokumentarin “Si e verdhë e sëmurë” fiton çmimin kryesor në Festivalin e Sarajevës

by engel

Dokumentari i shkurtër “Si e verdhë e sëmurë” nga regjisorja Norika Sefa ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme duke fituar çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës. Filmi, i cili ka mbledhur një sërë çmimesh në festivale të ndryshme, vazhdon të impresionojë publikun dhe juritë anembanë botës.

Në festivalin e rëndësishëm të Sarajevës, juria e përbërë nga Mandy Chang, Marek Hovorka dhe ëang Xiaoshuai, ndau vetëm katër çmime nga gjithsej 21 filma në kategorinë e dokumentarëve. “Si e verdhë e sëmurë” shquhet mes këtyre filmave për qasjen e saj unike dhe artistike.

banner

Filmi është një zhytje e thellë në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen dhe vijat mes të keqes dhe të bukurës ndërthuren për të formuar diçka të re dhe të papritur. “Si e verdhë e sëmurë” është një pasqyrë e fuqishme dhe e ndjeshme, që eksploron përvojat dhe ndjenjat në një mënyrë vizualisht tërheqëse dhe mendjemprehtë.

Me një kohëzgjatje prej 23 minutash, ky dokumentar është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) dhe prodhuar nga shtëpia filmike CMB.

Producent i këtij filmi është Mentor Shala, ndërsa bashkëproducentët janë Besnik Krapi dhe vetë regjisoria Norika Sefa. Për shpërndarjen ndërkombëtare të filmit është kujdesur kompania Square Eyes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy