Risia e vaksinës kundër kancerit të mushkërive, do injektohet te pacientët që kanë tumor – vret qelizat kancerogjene

by Merita

Vaksina e parë mRNA kundër kancerit të mushkërive ka nisur të testohet nga mjekët.

Ekspertët vlerësojnë lart potencialin e saj për të shpëtuar jetë. Kjo vaksinë është risi nga të gjitha të tjerat që janë testuar deri tani, sepse mendohet se jep efekt te pacientët që kanë tumor.

banner

Kanceri i mushkërive është një ndër kancerët më vdekjeprurës në botë. Vlerësohet se brenda një viti 1.8 milionë persona vdesin nga kanceri i mushkërive, ndërkohë që numri i atyre që i mbijetojnë është i vogël, shkruan BBC.

E njohur si BNT116 dhe e krijuar nga kompania gjermane, “BioNTech”, vaksina është e krijuar të trajtojë kancerin e mushkërive, i cili nuk ka qeliza të vogla, NSCLS, dhe është forma më e shpeshtë e kancerit të mushkërive.

Vende të tjera në të cilat po bëhet testimi janë: SHBA-ja, Gjermania, Hungaria, Polonia, Spanja e Turqia.

Vaksina përdor teknologjinë e njëjtë mRNA, që t’i japë instruksione sistemit imunitar. Vaksinat kundër kancerit e ndihmojnë imunitetin e trupit që t’i njohë e pastaj t’i sulmojë qelizat kancerogjene.

Aktualisht ka disa vaksina të tjera që përdoren kundër disa llojeve të kancerit. Ndërkohë që vaksinat e tjera mbrojnë organizmin nga sëmundjet infektive, vaksina kundër kancerit të mushkërive është për njerëzit që tashmë e kanë sëmundjen dhe po luftojnë me të.

Ndryshe nga kimioterapia që dëmton qelizat e shëndetshme, vaksina kundër kancerit nuk i prek ato, por sulmon vetëm qelizat kancerogjene.

Pavarësisht gjithçkaje, vaksina është në fazë testimi në 6 shtete të Europës, por përbën një rreze shprese për miliona jetë njerëzore që rrezikohen nga kanceri i mushkërive çdo vit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy