Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se duke filluar nga ky muaj, asistenca sociale për familjet përfituese në Kosovë do të rritet me 20%.
Kjo rritje do të përfshijë familjet që marrin ndihmë nga skema e rregullt e asistencës sociale, si dhe ato që janë pjesë e programit pilot të Reformës Sociale (SAS).
Sipas ministrit Murati, masa e re është pjesë e angazhimit të Qeverisë për të mbështetur më shumë familjet në nevojë dhe për të forcuar qëndrueshmërinë ekonomike e mundësitë për punësim në vend.

