Lajçak nuk takohet me Osmanin në Pragë, paralajmëron vizitë në Kosovë për dialogun

by Nexhat

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk u takua me presidenten Vjosa Osmani, megjithëse të dy ishin në Pragë për konferencën e sigurisë, Globsec.

Lajçak ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë, pasi e takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Çeki.

banner

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Bled për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe në Prishtinë për ta përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, shkroi Lajçak në një postim në Facebook.

Ai shkroi për agjendën e tij “të ngarkuar” pas pushimeve verore, me ditë “të ngjeshura” në Forumin Europian Alpbach dhe në Forumin Globsec. Nga atje, ai tha se mbeti me mbresa, frymëzime dhe ide të reja

“Këto konferenca shënojnë fillimin e sezonit të vjeshtës dhe ofruan shumë mundësi për t’u lidhur me të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, Europa Qendrore dhe më gjerë, për të marrë pjesë në panele diskutimesh të hollësishme mbi zgjerimin e BE-së, të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat e tij të mbetura, dhe të zhvilloj takime të rëndësishme me partnerët e mi nga rajoni, praktikues dhe ekspertë të politikës së jashtme, si dhe miq të dashur”, shkroi Lajçak.

Emisari europian i veçoi takimet me të angazhuarin e ri tē SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Një moment kryesor ishte takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof në margjinat e GLOBSEC dhe rikonfirmimi i partneritetit tonë të shkëlqyer. Po aq të rëndësishme ishin takimet e mia me presidentin Vuçiq për hapat e ardhshëm në Dialog dhe pritshmëritë nga periudha e ardhshme, si dhe lidershipin e mëparshëm dhe aktual të Malit të Zi për ta marrë një pasqyrë më të mirë për zhvillimet në vend”, shtoi Lajçak

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy