Një tragjedi e vërtetë është regjistruar ditën e dielë në rrethinat e Milanos, në Itali, ku një 17 vjeçar ekzekutoi me thikë dy prindërit dhe vëllanë e tij të vogël.
Viktimat u gjetën nga policia brenda vilës së tyre të vogël në Paderno Dugnano, pasi u njoftuan nga vetë autori, i cili në telefonatë thoshte se kishte vrarë babanë e tij.
Paraprakisht, adoleshenti tha përpara hetuesve se ishte çuar në mes të natës, pasi kishte dëgjuar ulërimat e nënës dhe vëllai që po ekzekutoheshin nga babai, por më pas pranoi se i kishte vrarë ai të 3 anëtarët e familjes.
Momentalisht, nuk ka një motiv të qartë për këto vrasje, teksa i riu është dërguar në ambientet e paraburgimit.
Hetimet zbuluan se gjatë mbrëmjes familja kishte festuar ditëlindjen e babait 51 vjeçar, ku të ftuar ishin dhe disa të afërm.