Përleshja me armë në Prishtinë që la 1 të vdekur dhe 5 të plagosur, Prokuroria: Pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar komunikatë lidhur me vrasjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Kryeprokurori Zejnullah Gashi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me hetuesit policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një përleshje mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme.

banner

Në komunikatë thuhet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje  në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme,  ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.”

Prokuroria thotë se është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës. Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.”

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pesë personat e plagosur janë ndaluar.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy