Autoritetet në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë vënë në pranga babain e autoritet të masakrës së fundit në shkollë, ku 4 persona humbën jetën ndërsa 9 të tjerë mbetën të plagosur.
A2 shkruan se 54-vjeçari Colin Grey akuzohet për 4 akuza për vrasje nga pakujdesia, dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe tetë akuza për dhunë ndaj të miturve.
Hetimi zbuloi se ishte pikërisht Colin ai që i kishte blerë pushkën djalit të tij Colt, një vit më parë, me rastin e ditëlindjes së tij të 13-të.
Colin Grey u tha hetuesve se ai bleu pushkën e përdorur në masakër disa muaj pasi autoritetet e kontaktuan atë dhe familjen e tij për të hetuar kërcënimet për sulme të mundshme në shkollë të bëra në internet.
Arrestimi, sqaruan autoritetet, lidhet me faktin se babai “me vetëdije e ka lejuar” djalin e tij të ketë armë. Të dy u morën në pyetje vitin e kaluar në lidhje me një kërcënim në internet për të shtëna në shkollë. Në atë hetim të vitit 2023, babai pretendoi se kishte armë gjahu në shtëpi, por se djali i tij nuk kishte akses të pambikëqyrur në to, ndërsa 13-vjeçari mohoi të ishte autori i kërcënimeve në internet.