Presidentja Osmani kujton Kushtetuten e Kaçanikut dhe vizionarët e patriotët e kohërave të vështira të kombit!

by engel

Presidentja Osmani ka shkruar në facebook për të kujtuar datën historike të Miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut ku ajo rikujton se kjo Kushtetutë i hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008.

Në vazhdim Presidentja Osmani rikujtoi se dita kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut, është moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë. Ky akt historik simbolizon guximin, unitetin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës në luftën e pandërprerë për liri e pavarësi.

banner

Përveç vlerave të Kushtetutës, Presidentja Osmani i ka nderuar edhe vizionarët, ligjvënësit dhe patriotët që rrezikuan gjithçka për të ardhmen e Kosovës.

Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008. Guximi i atyre që miratuan këtë kushtetutë do të mbahet mend përgjithmonë si një kapitull kyç në rrugën e gjatë dhe të vështirë të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy