I godituri me thikë në Deçan në gjendje kritike në QKUK, sulmuesi ende në arrati

by engel

Personi që është therur me thikë mbrëmë në Deçan, është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se i dyshuari është në arrati dhe se prokurori i rastit e ka dhënë autorizimin për arrestimin e tij. Nikçi poashtu e ka konfirmuar se gjendja e personit në fjalë është kritike.

Për rastin ka njoftuar edhe policia e Kosovës përmes raportit të sotëm, ku thuhet se i dyshuari pasi kishte sulmuar viktimën me thikë, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. I dyshuari sipas burimeve të Klanit, është nga fshati Irzniq i Deçanit.

banner

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thotë policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy