Paralajmërimi i Vuçiqit për “masa serioze” pasi Kosova mbylli komunat ilegale, Kurti flet nga Veriu

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur sot nga gazetarët për paralajmërimin e lëshuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, se Serbia do të marrë “masa të serioze” ndaj Kosovës në 72 orët e ardhshme, .

Kurti s’ka pranuar që të flasë për një deklarim të tillë të Vuçiq që ka ardhur pas takimit me Lajcakun sot në Beograd.

banner

“Ju e dini që unë nuk parapëlqej t’i komentoj lajmet e lërë më paralajmërimet”, ka thënë Kurti në pyetjen e gazetares së T7.

Presidenti serb, Aleksander Vucic, sot pas takimit me Lajcak ka paralajmëruar se Serbia do të përgjigjet me “masa serioze” brenda 72 orëve

“Ne do t’ju përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm për të, por Serbia nuk do të lejojë persekutimin dhe pogromin e popullatës serbe”, ka shkruar Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy