Banjska/Kush janë terroristët ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë sot dhe për çfarë veprash akuzohen

by Nexhat

Prokuroria e Kosovës ka publikuar inicialet e 45 personave ndaj të cilëve ka ngritur sot aktakuzë lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Bansjkë të Zveçanit dhe veprat për të cilat ata akuzohen,

Aktakuza është ngritur kundër personave me inicialet M.R, B.S, V.T, D.M, V.R, U.J, M.J, V.A, A.M, L.S, V.D, V.V, S.J, M.K, U.M, T.V, D.V, V.J, S.P, N.S, M.V, S.R, M.R, M.A, ZH.C, K.D, S.M, M.S, A.J, R.G, I.M, G.Z, N.R, R.A, M.M, GJ.B, D.GJ, D.V, A.T, M.K, M.N, N.I, V.I, si dhe kundër personit juridik “R” dhe personit përgjegjës R.S.

Veprat penale për të cilat akuzohen ata përfshijnë kryerjen e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpërlarja e parave.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’ia bashkojnë këtë territor Republikës së Serbisë.

“Gjatë këtij veprimi, si rezultat i dhunës së përdorur, ka humbur jetën zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për ndjekjen penale të të gjitha rasteve që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë publike, duke përdorur të gjitha mjetet ligjore për të siguruar drejtësi dhe siguri për qytetarët e vendit”, thuhet tutje në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy