Juventusi rikthehet te fitoret, mposht me përmbysje spektakolare Empolin

by Nexhat

Juventusi është rikthyer te fitoret në Serie A, pasi ka mposhtur Empolin me rezultat 4-1.

Zonja e Vjetër ka vuajtur shumë për të marrë tre pikët nga kjo sfidë, pasi në 45 minutat e para e pa vetën në disavantazh 0-1

banner

Ishte minuta e katërt e ndeshjes kur Mattia De Sciglio shënoi për të shkaktuar befasi në Allianz Stadium.

Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me epërsinë e mysafirëve 0-1.

Por në pjesën e dytë bardhezinjtë treguan një fytyrë krejtësisht tjetër duke bërë përmbysje.

Sulmuesi francez, Randal Kolo Muani doli në skenë kur kaluan një orë lojë dhe realizoi dy gola të shpejtë brenda tre minutave 1-1 dhe 2-1

E në minutën e 90-të, fitorja u vulos nga Dusan Vlahovic që shënoi për 3-1.

Krejt në fund të ndeshjes, në skenë doli edhe sulmuesi portugez Flavio Conceicao që shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1.

Juventusi me këtë fitore ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 40 pikë, derisa Empoli mbetet në pozitën e 17-të me 21 sosh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy