82-vjeçarja Nazmie Buci u dhunua fizikisht nga nusja e saj Elmira Buci. 43-vjeçarja u arrestua ditën e sotme pas kallëzimit të vjehrrës së saj. Nusja sipas dëshmisë e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz 82-vjeçarja.
Djali i 82-vjeçares, Ylli Buci mësohet se pasi ka dalë nga puna nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin por kritikoi të emën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen time.
Ngjarja ndodhi para dy ditësh më 10 shtator ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë, janë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është kanë telefonuar policinë dhe ambulancën.
Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askend sepse nusja e saj i kishte thyer celularin.